Mbyllet protesta kundër Teatrit, Budina: Mblidhemi sërish të mërkurën në 17:30

Ditën e mërkurë do të jetë protesta e radhës, e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në shenjë kundërshtie për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lajmi u bë i ditur në mbyllje të tubimit të sotëm, nga Robert Budina. Ai theksoi se protesta do të mbahet pas dy ditësh në orën 17:30.

Ky vendim erdhi pasi dita e nesërme përkon me Natën e Kadrit, një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT