Rama: Teatri Kombëtar kurrë nuk ka qenë një monument kulture

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Teatri Kombëtar i rrëzuar nuk ka qenë kurrë një monument kulture.

“Ajo pikturë që qarkullon, ai vizatim, nuk ka lidhje me atë godinë që ne trashëguam. Teatri Kombëtar kurrë nuk ka qenë një monument kulture. Ka një dokument nga personalitete që vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe ata nuk e kanë vlerësuar godinën si monument kulture, siç është servirur nga disa, apo ngulitur në mendjet e tyre”, tha Rama në emisionin “Pressing” në T7 në Kosovë.

Kryeministri shtoi se me arkitektët e famshëm që ai ka folur, asnjë prej tyre nuk tha se godina do ti rezistonte kohës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT