‘Teatri do të ndërtohet siç ka qenë’, Kryemadhi: Bashkë me të dhe kompleksi…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për të disatën herë në lidhje me Teatrin Kombëtar që u shemb dje.
Përmes një shënimi në facebook, Kryemadhi shkruan se Teatri Kombëtar do të rindërtohet nga e para. Kryetarja e LSI-së thotë se bashkë me të do të rindërtohet edhe gjithë kompleksi “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!
Postimi i plotë:
Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!
I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.
Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!