Budina: Protestat do vijojnë deri sa të rrëzojmë qeverinë!

Regjisori Edmond Budina i ftuar në Report Tv ka refuzuar ftesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të bashkëpunuar për Teatrin e Ri.
Ndërkohë Budina është shprehur se është i kënaqur nga protesta e sotme, e ndërsa thotë se do të kishte më shumë qytetarë, por u ndaluan që të vinin në Tiranë. Budina gjithashtu tha se protestat do vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, kishte një reagim popullor. Isha i bindur se e pashë këtë reagim të Tiranës, se të Shqipërisë nuk e lanë të vinte. E pashë që të tërmeti, ku nuk shkuan te Bashkia për ndihma, por te Teatri. “Kjo faqe nuk është e mbyllur, do të vazhdojmë protestën qytetare deri në rrëzimin e kësaj qeveria që ka shkatërruar kulturën. Kushdo që do vij në pushte të marrë përsipër rindërtimin e këtij teatri dhe të një teatri tjetër, duhet të mbizotëroj kultura në këtë vend. Ne kërkojmë rrëzimin e kësaj qeveria”, tha Budina.