Operacioni “Crystal Eagle”/ Reagon ambasada e SHBA-së: Rekord për Shqipërinë, e finalizoi për 17 minuta

Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerësoi punën e bërë nga agjentët shqiptare në operacionin “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë), ku u arrestuan 22 persona për falsifikim dokumentesh, drogë dhe armë.

Operacioni shqiptaro-amerikan u krye në 6 qytete të ndryshme dhe u udhëhoq nga agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA

“Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!”, ishte reagimi i ambasadës së SHBA-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT