Zv/kryeministri i Kosovës Abazi i përgjigjet Ramës: Nuk e kuptoj injorancën e tij, realiteti s’është sajesë

“Nuk ka më keq se sa Hakiu!” Kështu tha kryeministri Edi Rama në T7 kur y pyet për deklarata e bëra nga zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, i cili kritikoi prishjen e Teatrit Kombëtar.
Rama tha se është ndjerë i lënduar nga deklaratat e anëtarëve të VV-së dhe se deklaratat e Abazit për lidhje me oligarkët kanë qenë më të rëndat.
‘’Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.”, shkroi Abazi në Facebook.
Ai përmendi edhe veriun e Kosovës në këtë reagim, gjendja e të cilit u diskutua edhe nga kryeministri i Shqipërisë.
‘’Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është që nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.’’ sqaroi ai.