Shembja e Teatrit, mjeku Kalo nxjerr foton me Robert Ndrenikën dhe thumbon politikën

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka publikuar një foto me aktorin e madh, Robert Ndrenika. Në një reagim në Facebook, Kalo shkruan se mjekët janë shumë të lidhur shpirtërisht me artin dhe artistët.

Teksa dënon shembjen e Teatrit, Kalo thotë se me rënien e tij ra edhe “perdja e teatrit politik” e disa partive politike.

“MANTELBARDHËT janë të lidhur shpirtërisht dhe mjaft të ndjeshëm për ARTIN skenik e atë figurativ, si dhe miq të përkorë me artistët e piktorët…Janë të lidhur shumë dhe “konsumatorë” të uritur të LETËRSISË e shkruesve të saj…MUZIKA ishte është dhe mbetet një ushqim i përjetshëm, i shpirtit të tyre mjaft të ndjeshëm dhe human….TEATRI si ngrehinë u shëmb më 17 Maj 2020 pavarësisht përpjekjeve pa fund përmbi 2.5 vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin për ruajtjen e tij…..Kjo datë shënoj njëkohësisht edhe “rënien e perdes së teatrit POLITIK” nga disa parti politike për mbrojtjen e tij, si gjoja “vija e kuqe” e fundit e DEMON-KRACISË…NJË datë e tillë NUK ndikoj aspak dhe nuk e cënoj MIQËSINË time mbi 40 vjeçare me kolosin e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, Artistin e Popullit Robert NDRENIKA, përkundrazi….KURRË të mos heqim nga mëndja se miqësitë pa interesa meskine partiake, bazuar vetëm në ndjesitë shpirtërore dhe në respektin reciprok, u rezistojnë gjithmonë kohërave dhe lëkundjve të këtyre interesave…“, shkruan Kalo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT