Komisioneri për Zgjerimin në Parlamentin Europian: S’na takon ne t’u themi se çfarë Teatri Kombëtar duhet të ndërtojnë (VIDEO)

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, komentoi shkurtimisht atë që ndodhi të dielën në Tiranë (prishja e teatrit).

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ai tha se nuk i takon BE-së t’u thotë shteteve respektive se çfarë teatri kombëtar duhet të ndërtojnë, vetëm mjafton që të bëhet pa konflikt.

“Kuptoj që është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar pa patur nevojë që ne t’i tregojmë atyre se çfarë teatri kombëtar duhet të ndërtojnë. E rëndësishme është që të mos bëhet në mënyrë konfliktuale. Dhe përfshirja e shoqërisë civile është siguruar në këtë proces dhe për këtë të fundit ishim dakord me Kryeministrin”, tha ndër të tjera Varhelyi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT