Shefja e Pneumologjisë Bala: Ka pacientë ku testet serologjike dolën pozitive edhe me tampon negativ

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Silva Bala, tha se analizat seriologjike të kryera te pacientët e shtruar në këtë spital, kanë rezultuar pozitive për Covid 19, ndonëse analiza laboratorike nuk e tregonte diçka të tillë.

Kjo do të thotë se tamponi për koronavirus mund të rezultojë negativ, por kjo nuk vërteton plotësisht që nuk je prekur nga Sars-Cov 2.

“Është testuar i gjithë personeli, janë testuar të sëmurët që kanë qenë të shtruar qoftë ato me teste negative, qoftë ato me teste pozitive. Ka një numër të konsiderueshëm pacientësh edhe me teste negative të cilët kanë rezultuar në testet serologjike pozitive”, tha Bala për Abcnews.

Mjekja e sëmundjeve të mushkërive vë në pikëpyetje hipotezën e ngritur se koronaviursi ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin janar.

“Duhet të bashkohen 3 elementë, i cili i mbetet kohës për ta vlerësua, klinika, imazheria, testestet aerologjike, testet e marra për testimin e Covid-19 për faktin se vetë numri i ulët i viktimave, këtë gjë i vënë shumë pikëpyetje për të thënë se ka qarkulluar që në janar”, thotë mjekja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT