Manastirliu: ISHP-ja me profesionistë të spikatur, u përballua me sukses pandemia (FOTOT)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar punën e bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, që e përballoi me sukses pandeminë e COVID-19.

Në Facebook, ajo shkroi se ditën edhe natën, ekspertët e ISHP-së po bëjnë një punë të palodhur për testimie rasteve të dushyara me koronavirus.

“Si ditën e parë të epidemisë, ditën dhe natën, stafi i Institutit të Shëndetit Publik punoi dhe përballoi me sukses dhe tregoi edhe një herë se është në lartësinë e detyrës, me profesionistë të spikatur duke menaxhuar situatën epidemiologjike nëpërmjet organizimit të rrjetit të epidemiologëve dhe funksionimit të pandërprerë të Laboratorit të Virologjisë, si laboratori reference në vend.

Ekspertët e IShP po vijojnë të bëjnë një punë të palodhur për testimin e rasteve të dyshuara për ?COVID19? dhe po organizojnë fuqizimin e rrjetit të survejancës aktive që do të shërbejë në monitorimin në vijim të situatës.

#PunaVazhdon për gjurmimin, testimin dhe identifikimin e çdo rasti të dyshuar, për të kufizuar përhapjen e #COVID19 ?”, shkroi Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT