Jo vetëm Tirana/ Ja dy qytetet ku po protestohet për Teatrin Kombëtar

Teksa në Tiranë ka nisur protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, paralelisht po protestohet edhe në Shkodër dhe Durrës.

Pas aktorëve profesionistë kanë protestuar edhe të rinjtë e teatrit Migjeni në Shkodër, sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesit e estradës së të rinjve, në teatrin shkodran kanë shprehur solidaritet me Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit.

Duhet thënë se kjo protestë ka nisur nga vetë ata, të cilët dënojnë shembjen e teatrit.

“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, shkruhet në një nga pankartat.

Në Durrës, protestuesit me flamuj kuqezi u mblodhën në sheshin para teatrit “Aleksandër Moisiu”,duke dhënë mesazhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Tiranë.

Ata kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen kauzës së tyre dhe të mbrojnë së bashku vlerat e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore që ndër vite janë dëmtuar rëndë. Protestuesit kërkuan nga qeveria që të angazhohet në zbutjen e pasojave të rënda të krijuara nga pandemia në ekonomitë familjare dhe bizneset.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT