Lumi Drin, kërcënim serioz për Shëngjinin

FLASIN EKSPERTËT

Ekspertët e mjedisit thonë se Lumi Drin i ka humbur ekuilibrat dhe në pjesën fundore është kthyer në një kërcënim për zonën e turistike.Krahas ndotjes, lumi është bërë shkak për erozion në Kune Vain.

Lumi i Drin në Lezhë është kthyer në një kërcënim serioz për zonën turistikë të Shëngjinit.

Krahas ndotjes që po krijon në bregdet, mungesa e prurjeve në këtë lumë është shkaku kryesor i erozionit detar në Kune-Vain.

Alarmi për këtë situatë jepet nga eksperti i mjedisit, Jak Gjini, sipas të cilit ekuilibri i lumit ka humbur prej dekadash dhe mungesa e sentimenteve të ngurta ka rritur frikshëm shkallën e erozionit në bregdet.

“Deti prej vitesh e ka rritur agresivitetin dhe po pushton gjithmopnë pjesën e bregdetit. 2.5 metër çdo vit deti avancon në drejtim të tokës. Kemi avancim mjaft të rëndë, në një vijë bregdeti deri në 2 km nga 2010 deri sot ka avancuar 200 m që i thonë 10 m erozion në vit.”

Që në vitin 1950 kur u zbatua projekti i bonifikimit dhe i kullimit të zonës së Zadrimës në lumin Drin të Lezhës, nuk vjen më asnjë pikë ujë nga rrjedha e lumit të moçëm, por e gjitha kalon në det përmes lumit Buna.

Në shtratin e këtij lumi shkarkohen vetëm kanalet kulluese të zonave të ndryshme, duke bërë që të degradojë në moçal që po sjell pasoja mjaft të rënda në mjedis.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT