Boiken Abazi i Vetëvendosjes nga protesta: Në seancën gjyqësore na benin presion

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi i pranishëm sot në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, tha se në seancën gjyqësore kanë tentuar t’i trembin bashkë me protestuesit e tjerë të arrestuar ditën e dielë, përmes procedimit penal se janë kapur në flagrancë.

“Bashkë me tetë protestues kemi tre orë që kemi dalë nga seanca e parë gjyqësore ku po tentonin të na trembnin me procedimin penal se na kishin kapur në flagrancë, doja ti thoja që në flagrancë i kemi kapur ne ditën e dielë duke kryer këtu një krim institucional.

Lajmi më i mirë që merrnim kur ishim në paraburgim ishte që protestat vazhdonin, kjo i jepte kuptim edhe ditës së dielë edhe 27 muajve rezistencë që ka drejtuar Aleanca për Teatrin. Në ditët në vijim të mos ndalemi po ta çojmë mbase dhe qytet më qytet që t’ja bëjmë të qartë atyre që kanë kryer këtë krim institucional që plani i tyre ka dështuar njerëzit nuk kanë frikë. Frika u vra më 17 maj”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT