Mesazhi i koduar i Ambasadores Kim/ “Shpresoj mos ketë marrëveshje të fshehtë për…”

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka postuar në Twitter një mesazh të fortë në lidhje me Reformën në Drejtësi.
“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë”, shkruan Kim në rrjetin social.
Postimi i plotë në Twitter:
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”
Yuri Kim
Ambasadorët ata që ishin, por edhe Yuri Kim, që sapo e ka marrë mandatin kanë artikuluar disa herë reformën në Drejtësi dhe rëndësinë e saj, si dhe ngritjen e strukturës së SPAK, që tashmë është bërë fakt i kryer dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).