VIDEO/ Rama: Ja si Berisha më propozoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Plazza Shopping

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot gjate fjales se tij ne kuvend, se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike.

Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit.

Sot, Berisha del si mbrojtës i zjarrtë i Teatrit të vjetër.

Lidhur me financimin e ndërtesës së re, z. Rama ka sqaruar se Bashkia e Tiranës do të marrë kredi në garancinë sovrane të qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT