VIDEO/ Berisha: Policia shkon në Gramsh për aksionin anti-kanabis, por përfundon e dehur duke kërcyer e kënduar

U nisën për aksionin anti-kanabis në Gramsh, por duket se rastësisht rruga i çoi në një livadh të bukur, ndaj vendosën të uleshin, të pinin dhe të kërcenin e këndonin.

Bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, ku tregohen disa efektivë të policisë që pijnë raki, kërcejnë dhe këndojnë.

Videon e publikon ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa policët në video duket që janë të dehur.

Nuk dihet se kur është bërë kjo video, ndërsa në postimin e tij Berisha shkruan se kjo është video ditëve të fundit.

“Aksion i fuqishem i narkopolicise kundra droges ne Gramsh!sb

Pershendetje doktor. Kjo eshte fytyra e Leshit sic deklaroi sot ne kuvend. Policia e Leshit tape me raki dhe me uniforma…me sa duket kendojne pas mbjelljes se hashashit”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT