“Një grup njerëzish e kishin kthyer në konvikt politik”, Rama tregon pse Teatri u shemb në orën 04.00 të mëngjesit

Kryeministri Rama shprehet se qeveria ka pritur për dy vite e gjysmë që godina e Teatrit Kombëtar të çlirohej nga ata aktorët, të cilët kryeministri i quajtu uzurpues.

Në emisionin Real Story, Rama ka thënë se u vendos që Policia të ndërhynte në orën 04.00 të mëngjesit sepse në Teatër kishte pak njerëz. Përballë analistëve Rama tha se Policia nuk ushtroi në asnjë moment dhunë ndaj aktorëve.

“Dy vite e gjsymë është pritur që ajo godinë të çlirohej. E kanë pasur një grup njerëzit që e kthyen në konvikt politik. Është e pavërtetë që policia kur i ka nxjerr ka ushtruar dhunë. I ka nxjerr siç nxirren zaptuesit, duke i tërhequr. S’janë përdorur as shkopa gome fare.

Në 4 të mëngjesit se në 4 të mëngjesit është vendosëur nga dejtuesit e Policisë. Se ka pasur më pak njerëz atje në atë orë. Se të kesh 100 veta është më problematike se mund ti dëmtosh. Policia e Shtetit aty ka treguar se është totalisht në nivelin e duhur. Dhe me atë që bëri aty ka gjithë respektin e njerëzve”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT