Mediu zbulon propozimin e Presidentit për Reformën në Drejtësi: Tha të futet dhe opozita se do…

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë takimit që kreu i PD dhe aleatët opozitarë kanë pasur sot me Presidentin Ilir Meta, janë njohur me një propozim të këtij të fundit për ndryshime të Reformës.

“Presidenti ka publikuar një reformë për avancimin e Reformës në Drejtësi. Presidenti në propozimin që ka parashkruar me shkrim prej kohësh ka qenë me idenë se nëse ka nevojë për sistemin e drejtësisë, të futet edhe opozita sepse ndryshim të tilla kanë nevojë për mbështetjen e palëve”, zbuloi Mediu në Abc News.

Ndërkohë, pasditen e sotme ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ka zëra për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi, zëra për të cilët ambasadorja tha se shpresonte të mos ishin të vërtetë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” deklaroi Yuri Kim, por nuk përmendi emra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT