Koronavirusi nuk largohet nga Kruja, rritet numri i të infektuarve

Katër raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Kruje, duke e çuar në 35 numrin e të infektuarve.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë zinxhir i rasteve të mëparshme me koronavirus.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT