Fleckenstein merr postin e rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE Knut Fleckenstein pritet të marrë një post të rendësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas dokumentit të publikuar nga abcnews.al, ai është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendimi parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT