“Një pjesë e imja mbeti nën rrënoja”, Neritan Liçaj: Kam dalë i fundit godina, Teatri u mbyll…

Aktori Neritan Liçaj ka thënë mbrëmjen e sotme se një pjesë e tij mbeti nën rrënoja, ditën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Në emisionin Zonë e Lirë, Liçaj tha se ishte krenar që luftoi deri në fund për Teatrin dhe tregoi se në momentin kur policia ndërhyri për të nxjerr artistë e aktivistë nga godina e TK, ai ishte i fundit bashkë me një aktore tjetër.
“Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja. Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë. I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.