Rama, Meta e Basha u takuan fshehtas në Golem? Deklaratat e Kim dhe shpërthimi në akuza për njëri tjetrin fill pas stinës së papritur të dashurisë

Pas deklaratave të forta publike të ambasadores amerikane në Tiranë është vëne re një përshkallëzim i akuzave mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama si dhe deklarata shfajësuese nga kreu i PD, Basha.
Ambasadorja ka përforcuar edhe dje mesazhin e një marrëveshjeje për sabotimin e reformës në drejtësi.
Megjithëse nuk përmendi emra, publikut i ka bërë përshtypje që menjëherë pas deklaratave të saj, Rama, Meta dhe Basha po fajësojnë me akuza e kundërakuza njëri-tjetrin në publik.
Duket e çuditshme, sepse ata sapo kishin nisur të miklonin e ta lëvdonin njëri-tjetrin vetëm pak ditë më parë. Ishte deklarata e ambasadores që i ktheu në teatrin e zakonshëm të sharjeve? Çfarë di ambasadorja Kim dhe pse po jep këto mesazhe?
Pyetjet mbeten në ajër bashkë me virusin por disa portale kanë shkruar dje se Rama, Meta e Basha janë takuar në Golem fshehtas ndërsa vendi ishte nën izolimin e pandemisë.
Pas atij takimi nisi stina e çuditshme e dashurisë mes tyre, situatë kjo që mori fund (në publik) pasi ambasadorja e SHBA foli për pazare me Reformën ku vendi i saj dhe Bashkimi Europian kanë investuar fonde dhe burime njerëzore.