Rama: Cila botë është hapur? Po dëgjoj lloj-lloj budallallëqesh, nga mikroçipet deri te vrasja e pleqve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve, të cilët e akuzojnë se ai po i mban mbyllur shqiptarët e se nuk po e hap vendin, krahasuar me shtetet e tjera.

Sipas kryeministrit. “pikërisht se ne bëmë ato që bëmë, nuk kemi me qindra mijëra viktima. Shteti i Masaçusetsit që ka një sistem mjekësor shumë të mirë, është i mbyllur dhe ka 6 mijë viktima.

Lërini komplotet që keni në kokë se Bill Gates do të vendosë në trupat e laçianëve dhe myzeqarëve mikroçipe për të kontrolluar mendimet.

Apo se ka një komplot global për të vrarë pleqtë, që kapitalizmi mos të harxhojë lekë për pensione, pra ka lloj-lloj budallaqesh në botën akademike të rrjeteve sociale.

Tani ka filluar pretendimet se bota është hapur dhe Shqipëria është mbyllur se kështu i thotë mendja naltgjatësisë sime.

Cila botë është hapur më shumë se sa Shqipëria sot? Cila? Shkoni në Greqi dhe bëni xhiro jashtë kufijve të prefekturave. Shkoni në Itali dhe lëvizni nga veriu në jug. Shkoni në Spanjë e ikni me makinë në plazh.

Po hedhim hapat sipas një plani të mirëmenduar .Jemi gati të hapi kufijtë tokësore, por duhet marrë miratimi me shtete te tjera.”, tha Rama në komunikim me publikun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT