Prej vitesh në kërkim, kush janë tre shqiptarët që rezultojnë në faqen botërore për fëmijët e zhdukur

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botëror për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s mes rasteve të shumta të fëmijëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Mateo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT