Shehi kundër Metës për 14 pikat: Të pazbatueshme për ne se jemi jashtë parlamentit! S’ngrihet shteti me Këshilla Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë hapur kundër planit me 14 pika të presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Reformën në Drejtësi. I ftuar emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ai tha se shumë prej pikave të propozuara nga kreu i shtetit janë të pazbatueshme nga opozita, sepse tashmë me daljen nga parlamenti ato nuk ka asnjë funksion. Ndalur më specifikisht te Këshillet Politike, siç kërkoi Meta për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, ai tha se kjo nuk është mënyra për të bërë një shtet, duke dalë kundër këtij opsioni.
“Përtej dëshirës së mirë të presidentit, ka gjëra që janë të pazbatueshme. Ato 14 pika vijnë si Bundestangu gjerman. Rrotacion është lëvizje rrethore në një rrafsh të vetëm, ndërsa në gjykojmë që situata në Shqipëri ka një nevojë për përmbysje vertikale. Mundet që ne të mbërrijmë vetëm të rrotacioni, ndoshta edhe këtu nuk arrijmë fare. Ne jemi të angazhuar dhe e kemi detyrim që të merremi me çështjen zgjedhore, pikat e tjera nuk janë temë e jona, por detyrime qeveritare që ia ka vënë komuniteti gjerman, për të cilat ne kemi dalë jashtë loje, si drejtësia, se ne jemi jashtë politikës.
Këshilli Politik? I pamundur. Jemi jashtë parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes, mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime. Nuk ngrihen institucioneve me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjedhjeve marrëveshjeve. Nuk shikoj marrëveshje nën tryezë, por amerikanët dinë më shumë. Unë dua që t’i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, sic thotë presidenti, nuk ecet kështu përpara. Përtej dëshirës së mirë që ka Meta për të gjetur një zgjidhje sa më të lëmuar, por kjo nuk është rruga për të ndërtuar shtetit se prodhon dyshime siç ndodhi me SHBA-në, aleatin tonë më të madh”, tha Shehi.
Aksioni opozitar është fokusuar te shembja e Teatri, që Shehu e quan “betejën më fisnike” për opozitën, por edhe si “derdhjen e kupës nga Rama. Pikërisht për këtë, sipas Shehit ka ardhur edhe reagimi i ambasadorëve, “sepse Rama e ka ekzagjeruar dhe kulmin e ka pasur me Teatrin”.
“Nga të gjithë betejat që kemi bërë, më e fismja ka qenë për mbrojtjen e Teatri, se është për mbrojtjen e qytetit, kujtesën e qytetit se Teatri shkon përtej artistëve. Teatri s’është në dorë të artistëve. E rëndësishme dhe gjykoj që ka lënë gjurmë më shumë se betejat e tjera. A është ky kulmimi? Jo, se detyra e opozitës është më e madhe ajo politike. Nëse nuk bëhet sot Reforma në Drejtësi se nuk e bën Rama, ambasadorët e dinë që opozita nuk ka asnjë rol se kemi dalë nga parlamenti. Ambasadorët ndërhyn se Rama e ka ekzagjeruar dhe kaTeatri ka qenë kulmi i ekzagjerimit. E ka tepruar se është viti i shtatët dhe e ka ekzagjeruar. Marrinat që ka bërë, kanë treguar se ky ka ndjekur një agjendë kriminale dhe në këtë rrëmujë të madhe të koronës dhe tërmeteve ka ndjekur narritivën e vet korruptive”, përfundoi Shehi.