Trendi i eksporteve në rritje/ Janë 289 kamionë me perime te freskëta nga Lushnja dhe Fieri brenda një jave

Eksportet bujqësore shqiptare po vijojnë me trend në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, favorizuar nga sezoni me prodhimtari të lartë dhe kërkesa e shtuar nga tregu i huaj.
Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve Vlorë, bëri të ditur për ATSH-në se, “janë 289 kamionë nga Lushnja dhe Fieri, që kanë eksportuar prodhime të freskëta bujqësore në vendet e rajonit dhe më gjerë, vetëm gjatë javës së kaluar, 15-22 maj 2020”.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo agjenci, produktet bujqësore që po eksportohen, janë kryesisht prodhime të stinës: presh, lakër, karota, lulelakër, luleshtrydhe, speca, domate, qepë, dhe harta gjeografike e eksporteve përfshin Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Austrinë, Bosnjën, Serbinë.
Fermerët punojnë në kushtet e respektimit të masave të sigurisë të mbrojtjes kundër COVID-19, duke përdorur doreza dhe maska, shprehen ekspertët e Agjencisë Rajonale të SHVMB.