Kim zbardh takimin me Bashën: Folëm për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, jam në pritje…

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dha detaje nga takimi kokë më kokë.

Diplomatja e huaj theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se 31 maj nuk është afat i vendosur nga SHBA për miratimin e reformës zgjedhore.

“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar. Për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ndihem e inkurajuar nga ajo që biseduam, por jam në pritje të rezultateve konkrete”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT