Meta “nis punën” si president danez, kthen ligjin për turizmin: Cenon identitetin kombëtar

Pak orë pasi premtoi se do të komunikojë vetëm me shkresa, Ilir Meta ka firmosur dekretin e radhës.

Mësohet se presidenti ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Turizmin Detar. Në arsyetimin e tij Meta thotë se ligji ka fjalë dhe terma që nuk janë në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera, ai shkruan se ky ligj cenon identitetin kombëtar. Të hënën në mbrëmje ai u shpreh se do të sillet si president danez, me qetësi dhe vetëm duke folur përmes shkresave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT