Ngjela: Moska, Beogradi e Athina janë prezente në politikë e media, ajo e emisionit u pre kur i thashë se…

Avokati Spartak Ngjela thotë se ndikimi rus, serb dhe grek janë prezent në vendin tonë përmes klasës politike dhe medias.

Lidhur me deklaratën e presidentit Meta se shembja e Teatrit Kombëtar i intereson lobit serb në SHBA, Ngjela tha se nuk ka dijeni për rastin konkret, por u shpreh se Moska, Beogradi e Athina janë prezente në Shqipëri.

Ngjela tha në emisionin “Real Story” se ka qenë i ftuar në një emision televiziv shqiptar, që sipas tij është televizion pro-rus.

“Di që Moska, Beogradi, deri diku dhe Athina këtu janë prezente në klasën politike, në media. Unë i dalloj mediat që janë me Moskën menjëherë. Kam qenë në një emision unë, që e dalloi dhe ajo që bënte emisionin. I thashë unë që ka thënë zëvendës presidenti amerikan që Rusia e ka të pamundur në Shqipëri. U prenë të dy. Ata janë këtu, me pagesë janë. Ti mendon se Toptani e bënte për ndonjë bindje? Për para e bënte…” tha avokat Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT