Hapja e çerdheve dhe kopshteve, mjeku qetëson prindërit: Fëmijët nuk e transmetojnë virusin

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka foluir sot për masat lehtësuese që janë ndërmarrë nga qeveria. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, mjeku u shpreh se fëmijët nuk janë të prekur nga pandemia e COVID-19.
Teksa foli për hapjen e kopshteve dhe çerdheve, ai u shpreh se prindërit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar sepse janë bombarduar me informacion për COVID-19, por shtoi se nuk duhet të shqetësohen pasi të vegjlit nuk e transmetojnë virusin.
“Patjetër që do jenë të shqetësuar prindërit se i kemi bombarduar prej shumë javësh me informacion. Kemi të dhëna të mira se fëmijët nuk preken. Ata rezultojnë pozitiv por nuk preken rëndë. Ka dhe të dhëna gjenetike që tregojnë se fëmijët nuk e replikojnë virusin dhe mund të mos e transmetojnë. Por duhet bërë kujdes me dorezat derisa të saktësohen të dhënat”, tha mjeku Alimehmeti.