Skandali: Pesticide të ndaluara dhe të rrezikshme për mishin, sallamin e frutat vijojnë të shiten në dyqanet shqiptare (Video)

Pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë çdo ditë vazhdojnë të tregtohen në disa dyqane në Shqipëri.

Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol emisioni investigativ “Stop” ka filmuar me kamera të fshehtë në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi.

Madje ata thonë, se këto produkte të ndaluara, i shesin nën dorë dhe vetëm për persona tek të cilët kanë besim. Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë, se mund ta shesin me emër tjetër.

Si të mos mjaftonte kjo, ata shesin edhe pesticide të ndaluara, që përdoren për mishin e sallamin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT