Ishte kot mbyllja? Rama debaton dhe për mos hapjen e kufijve

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditën e sotme me anasadorin e BE-së Luigi Sorecca në qytetin e Lushnjes.
Ata ishin në pikën e re të grumbullimit, “Elian Export”, ku bëhet grumbullimi, seleksionimi, kalibrimi, ambalazhimi dhe tregtimi i fruta-perimeve të freskëta për eksport.
Pasi uroi sipërmarrësit për aktivitetin e krijuar, Rama tha se tashmë pothuajse të gjitha bizneset janë hapur dhe se shumë pak kanë mbetur të mbyllura.
Edi Rama: ”Kur do e hapni fabrikën e re?”
Sipërmarrësja: ”Presim hapjen e kufijve.”
Edi Rama: ”Hapja e kufijve, se më thonë mua hapi, të gjitha i kanë të mbyllura.
Sipërmarrësja: ”Po Maqedonia ka filluar.”
Edi Rama: Çfarë të them unë tani? Ngaqë ja dolëm me kaq sukses, thonë ishte kjo kot kjo punë. Na hap na hap, edhe pak gjëra kanë mbetur. Ishalla s’po detyrohemi të kthehemi mbrapa.”