Kreu i Urgjencës Kombëtare u kërcënua me vdekje/ Brataj: Shumë telefonata, shumë kërcënime

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka pasur plot probleme gjatë ushtrimit të punës së tij gjatë emergjencës COVID-19.

Brataj tha në “Open” se ai është kërcënuar dhe se momentet më të vështira kanë qenë gjatë kohës kur shpërtheu virusi.

“‘Momentet më të vështira kanë qenë diku nga data 13-14-15 mars. Kemi pasur një numër të madh telefonatash në numrin 127. Koha mesatare e pritjes në telefonatat në numrin 127 ka qenë 18 sekonda, por gjatë kësaj periudhe koha e pritjes shkoi 40-50 sekonda. Kam marrë kërcënime? Po kishte shumë. ‘Do të vras, më thuaj kush je’- ishin disa nga kërcënimet. Nuk jam kërcënuar vetëm unë, por edhe pjesa tjetër e personelit tek Urgjenca Kombëtare që u morën me telefonatat në numrin 127’- tha Brataj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT