Rama jep lajmin e mirë, firmoset edhe me tre muaj shtyrja e kësteve të kredive

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë një kredi, ndërsa theksoi se pagesa e kësteve të tyre do të shtyhen sërish me 3 muaj.

Mesazhi i Ramës:

Lajm i mirë

Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020 dhe gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT