30 milionë euro për Teatrin/ Ahmetaj i bindur për financimin: Nga dheu do t’i nxjerrim paratë për ta ndërtuar

Ministri për Rindërtimin dhe njëherazi ministri përgjegjës për situatën ekonomike, gjatë periudhës së pandemisë Arben Ahmetaj ka folur së fundmi për fondet mbi ndërtimin e Teatrit të Ri.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj është shprehur se paratë do t’i nxirrnin nga dheu për ta financuar projektin e ri.
Referuar letrës së kryebashkiaku të Tiranës për 30 mln euro për Teatrin, Ahmetaj deklaroi:
“Teatri i ri do jetë obelisk i kulturës shqiptare dhe i ndërthurur me kulturën ndërkombëtare moderne. Siç shumë kujt nuk i ka ardhur mirë kur paratë i kemi nxjerrë nga dheu, do t’i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi. Bota financiare funksionon me kredi, me të ardhurat e veta, me financim”, deklaroi Ahmetaj në News 24.