Panariti i përgjigjet historianit Milo: Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!

Ish-deputeti dhe ministri Edmond Panariti, ka reaguar pas një deklarate të vjetër të historianit Paskal Milo mbi origjinën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e cila është ribotuar ditët e fundit në disa portale.

“Ja cilat janë rrënjët Arbërore të Skënderbeut dhe fisit të tij.

Kastriotët janë familje fisnikësh arbër ashtu si Muzakajt, Topiat, Balshajt.

Kastrioti i parë, i përmendur në dokumentat e historisë ka qenë kreu i Kaninës së Vlorës sipas të dhënave burimore të vitit 1368.

Por fisniku i parë i mirë dokumentuar Kastriot, (1394) ka qenë gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti zot i Sinjës (sot fshati Arras në Dibër) dhe i Gardhit të poshtëm.

Ai pati tre djem Aleksin, Konstandinin dhe Gjonin (babanë e Skënderbeut) .

Babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ishte zot i Matit, sipas të dhënave burimore të vitit 1437.

Ai i zgjeroi territoret e tij, por u mposht nga osmanët të cilët i morën djalin e vogël peng, heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora”, shkruan Edmond Panariti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT