Zjarr të qëllimshëm në Berat, digjen dhjetëra hektarë pyje, priten forcat e ushtrisë

Dhjetra hektarë pyje janë përfshirë nga flakët në malin e fshatit Remanicë pjesë e Njësisë Administrative Velabisht në rrethin e Beratit.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Flakët kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e kësaj zone, terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e rrugës ka bërë që asnjë zjarrëfikëse të mos ketë mundësi të hyjë në këtë zonë, ndërkohë që priten forcat xheniere të ushtrisë për të fikur zjarrin.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që kodrat përreth Beratit përfshihen nga zjarret.