Meta flet me letra, presidenti tregon pse i ktheu ligjet Parlamentit

Ashtu siç kishte premtuar presidenti Meta ka dalë në konferencën e përjavshme për të dhënë qëndrimet mbi vendimet e dhëna me anë të dekreteve për ligjet e dekretuar pro apo dhe ato të kthyera.
Ligji për koncesionin e portit të Porto Romanos dhe të ligjit për turizmin nuk janë sipas Kushtetutës, e kjo është arsye se pse presidenti ka kthyer mbrapsht për rishikimin, duke shprehur se Kuvendi duke deklaruar se do të reflektojë.
“Me rëndësi për demokracinë ka transparenca e institucioneve”, u shpreh Meta.
Sa i përket koncesionit të Porto Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subject, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.
”Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, I shkronjave që alfabeti jonë nuk I njeh, jo vetëm shkel gjuhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.
Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subject. Cënon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat.
KLGj për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kam biseduar edhe me Europa Nostra për angazhimin e tyre
Hetim ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar që tronditi. Të vijojmë bashkëpunimin përveç Teatrit Kombëtar por edhe për trashëgimi të tjera.
Pas furtunës në gotë javën e kaluar, kam bërë disa deklarata, përpjekjet e mia për të stabilizuar situatën.”- tha Meta.