“Ja ç’familje janë”/ Ardi Veliu i nxori pamjet me armë, reagon nëna e djalit të dhunuar

Zaida Çobo, nëna e djalit që u dhunua disa javë më parë nga efektivët e policisë së Tiranës, është një figurë e njohur për publikun shqiptar.
Ditën e sotme, ajo u sulmua publikisht edhe nga kryepolici Ardi Veliu, i cili e fyeu duke i publikuar disa pamje me armë në dorë, të cilat ajo i kishte xhiruar gjatë një filmi. Në një prononcim të dhënë për “AbcNews”, Zaida Çobo u shpreh se do të depozitonte një padi në prokurori për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
“Unë jam duke e ndjekur këtë çështje. Është bërë një kërkim mbi jetën time. Ndjehem e kërcënuar. Efektivi i SHÇBA-së më tha që ka mbrojtjen tonë, dhe nuk ndjehem më. Djali im vazhdon me psikolog, e ka marrë për t’u stërvitur Juventusi. Nëse është hapur Prokuroria do shkoj që tani për të bërë padi. Është lajm banal ajo që ka nxjerrë ai,“-tha ajo.