A do lejohet udhëtimi me 3-4 persona në makinë nga 1 qershori?

Nuk do të ketë kufizime për personat që mund të udhëtojnë me një mjet.
Sipas burimeve Tiranapost, nuk do të ketë kufizime dhe as nuk do të gjobiten për qëndrimin në një mjet të 3 apo 4 personave.
Nga 1 qershori do të hapet mundësia për të lëvizur mes qyteteve, si dhe do të hapen kufijtë tokësorë, pa patur nevojën e një autorizimi.