SPAK reagon për kallëzimet e bëra nga “Aleanca për Teatrin”: Po hetojmë, veprimet hetimore po kryhen të plota

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas padive që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në lidhje me shembjen e godinës.

Qëndrimi zyrtar i SPAK është publikuar nga vetë Aleanca, e cila thotë se kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

“SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Përmes kësaj letre, e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT