Basha të tjera akuza ndaj Ramës: Po mundohet t’u mbyll gojën shqiptarëve, është koha të shpëtojmë nga e keqja e madhe

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka drejtuar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai “po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë”.

Postimi i plote i kreut te PD: 

Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit.

Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT