Shperthen Murrizi ndaj politikës: Fundërrina, boll mbajtët peng 5 milionë shqiptarë

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka deklaruar se listat e hapura kthejnë demokracinë nëpërmjet votës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet i bindur se nuk do të votojnë asnje detaj teknik mashtrues, që gatuhet në kuzhinën e pistë të tre palaçove të politikës, që i vjen era mut prej vitit 2008, pa ndryshuar sistemin zgjedhor.

Murrizi thekson se shqiptarët po mbahen peng në tre palë zgjedhje dhe duhet të zgjedhin.

Sipas deputetit, ligjet votohen në parlament jo në bodrumin e Pallatit të Kongreseve.

Në fund, Murrizi fton miqtë e tij në rrjetet sociale të shprehin mendimin e tyre nëse duan apo jo lista të hapura.

Postimi i plotë i Murrizit:

LISTAT E HAPURA KTHEJNE DEMOKRACINE NEPERMJET VOTES

Nuk do te votojme asnje detaj teknik mashtrues qe gatuhet ne guzhinen e piste te 3 palaçove te politikes,qe i vjen era m prej vitit 2008, pa ndryshuar SISTEMIN ZGJEDHOR

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN

ME VOTEN E TYRE DEPUTETET QE ATA MENDOJNE DHE BESOJNE

Boll i mbajtet peng prej 3 pale zgjedhjesh 5 milion SHQIPTARE

Ju 3 funderrina te politikes prej me shume se 20 viteve nuk mund te mbani 5 milion Shqiptare nen tutele

LISTAT E HAPURA I DUAN ME SHUME SE 90 PERQIND E SHQIPTAREVE

Nuk i doni veten ju fytyra te urryera, hadute taksash dhe mashtrues ordiner dhe nga nje grusht enukesh dhe vemjesh pas jush

Ligjet votohen ne parlament jo ne bodrumin e pallatit te kongreseve

Une dhe koleget e mi te opozites ne Parlament nuk votojme asnje pazar te ndyre tuajin nese nuk lejohen me ligj Shqiptaret qe te ZGJEDHIN me vote

FTOJ ÇDO MIK TIMIN NE RRJETET SOCIALE TE SHPREHE QENDRIMIN E TIJ SE :

A ESHTE DAKORD PER LISTA TE HAPURA APO JO?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT