Manastirliu rikujton edhe njëherë lehtësimet nga data 1 qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar edhe njëherë lehtësimet që do të ketë në vend duke filluar nga data 1 qershor.
“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor? Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake?”, shkroi ajo në profilin e saj në Facebook.