Anëtari i kryesisë së PD: Të shkrihet KQZ, është celulë e Rilindjes

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish deputeti Aleksandër Biberaj, ka folur për Reformën Zgjedhore dher për mosarritjen e një konsensusi mes palëve politike.
Biberaj deklaroi se mazhoranca po tregon mungesë vullneti, pasi sipas tij kërkesat e opozitës kanë qenë konsistente dhe të realizueshme.
Demokrati kërkoi shkrirjen e KQZ-së me pretendimin se është celulë e Rilindjes.
“Komiteti Qëndror i Zgjedhjes duhet të shkrihet sepse ajo është celulë e Rilindjes. Duhet të jetë komision pluralist dhe i besueshëm.
Ne kemi parë që kolegjet e ankimimit kanë qenë nën presionin e qeverisë.
Pse mos të shkojë çështja në Gjykatë Kushtetuese. Ne po shohim në Shqipëri që në 30 vite kemi probleme me zgjedhjet.
Ne po shohim që nuk funksionojnë institucionet. Këto janë kërkesat e të gjithë popullit shqiptar jo vetëm e jona.
Nuk ka pengesa teknike dhe as pengesa buxhetore. Nuk mund ta lëmë Shqipërinë peng në duart e një bande”, nënvizoi ish-deputeti në Rtv Ora.