Kurti: Rama nuk është i përfshirë drejtpërdrejtë në çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por miqtë e tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV ka folur për situatën në Kosovës pas vendimit të gjykatës Kushtetuese duke këmbëngulur se vendit i duhen zgjedhje të reja dhe se klasa e vjetër politike duhet të shkojë në burg ose në pension.

Kurti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër është antikushtetues dhe i papranueshëm, por për të kjo tregon se deri ku i ka rrënjët pushteti i vjetër dhe se deri në çfarë pike është kapur shteti.

Taksa e vendosur 22 euro për kamionët për dezinfektimin e tyre që hyjnë në Kosovë si pjesë e paketës anticovid, Albin Kurti tha se Kosova e hoqi atë taksë por i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty.

Kurti tha se të hysh në Kosovë nuk ka as taksë dhe as karantinë duke u shprehur se nuk është e vërtetë se shqiptarët që duhet të qëndrojnë 7 ditë karantinë.

Për marrëdhëniet e acaruar që ka me kryeministrin Rama, Albin Kurti tha se:

“Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre‘, tha Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT