“Korona kalon vetë, stop vaksinës”/ Aktivistët protestë kundër masave të qeverisë

Një grup aktivistësh kanë protestuar sot tek ish-parku Rinia kundër masave të marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Mësohet se iniciatori i kësaj proteste është inxhinieri dhe aktivisti Alfred Cako. Arsyeja e kësaj proteste simbolike është kundër masave që ka marrë qeveria ndaj pandemisë.
Qytetarët kanë protestuar edhe kundër vaksinës. Simbolikat e kësaj proteste janë shenjuar në bluzat e tyre dhe pankartat që mbanin në duar.