Nga natyra te rakia: 10 gjërat që amerikanët pëlqejnë më shumë nga shqiptarët (VIDEO)

Stafi i Ambasadës së SHBA, pjesë e së cilit është edhe prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj përmes një video mesazhi ka falënderuar shqiptarët për miqësinë, mikpritjen dhe bashkëpunimin, ndërsa kanë listuar 10 gjëra që pëlqejnë nga Shqipëria që janë:
1- Suksesi i Shqipërisë në Europian dhe tifozët.
2- Dilema për lëvizjen e kokës majtas-djathtas, më pëlqen të mendoj nëse do të thotë ‘Po’ apo ‘Jo’.
3- Gjon Juncaj: Raki rrushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, dardhe, molle…
4- Të ngjitem në shtigjet malore dhe të notoj në lumenjtë e lundrueshëm.
5- Perimet dhe frutat e freskëta.
6- Më pëlqen të paguaj me lekë të reja? Të vjetra? Apo…të reja?
7- Mikpritja e mrekullueshme shqiptare!
8- Dy volume: Lartë dhe shumë lartë!
9- Nëse mbijeton në trafikun shqiptar je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundësh Hamilton.
10- Mjafton të dini vetëm një fjalë shqip mirë, mirë, shumë mirë