Bushati predikon një fund të dhunshëm të Ramës: Ambasadorët rol të dëmshëm, nuk na shpëtojnë dot ata cinikë

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar analisti Andi Bushati.
Ai u shpreh se njerzit kanë një vijë të kuqe, që është jo me Ramën.
Bushati: Në qoftë se e vini re, kur duket sikur Basha ul tonet me Ramën, njerëzit shkojnë tek mitingu i Metës, kur Meta në kohë Covidi e zbut, njerëzit janë tek Basha. Pse? Se përtej Metës, Bashës apo kujtdo tjetër, ka një shumicë që ka një vijë të kuqe, prerje e çdo komunikimi dhe çdo pranimi të Ramës për atë që është. Shumica e opozitës ka thënë me Ramën jo, se si do të vendoset pastaj flasim.
Denis Dyrnjaja: Ka një aktvitet intensiv të ambasadorëe dhe në fakt shumë njerëz, shumë analistë shpesh kanë thënë që e tepruar është kjo prezenca e ambasadorëve, sidomos e Ambasadës amerikane. Në fakt po kuptojmë se pa ta ne nuk mundemi që të prodhojmë politikë, konsensus, reazultate, apo jo?
Bushati: Unë e shikoj ndryshe, mendoj se me ta i kemi bërë gjërat në mënyrën më të keqe të mundshme.
Dyrnjaja: Pse?
Bushati: Kjo ka ardhur, sa më shumë ka kaluar koha, aq më shumë duke u thelluar, sepse ndryshe nga unë, nga ju, nga njerëzit që nuk janë as PD as PS, kanë aspirata për këtë vend, ambasadorët e shikojnë çështjen në mënyrë shumë cinike dhe teknike.
Qëllimi i tyre nuk është si i bëhet mirë Shqipërisë dhe shqipëtarëve, qëllimi i tyre është si të mbarojë një (çështje) që të thonë këto dokumente u mbyllën dhe mbaroi.
Ne nuk mund të shpresojmë se ata do të bëjnë mirë një reformën zgjedhore kur kanë bërë një katastrofë dhe një mishmash në reformën në drejtësi. Shikoni qasjen e ambasadorëve për reformën në drejtësi, për të kuptuar se cili është qëllimi i tyre i vërtete edhe për reformën zgjedhore.