Emisari i BE-së Lajçak uron Hotin: Presim bashkëpunim të ngushtë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, uroi Avdullah Hotin, që u votua si kryeministër i ri i Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak shkroi se pret bashkëpunim të ngushtë me Hotin për dialogun me Serbinë dhe perspektiven Evropiane.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektiven Evropiane, për popullin e Kosovës”, shkroi emisari i BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT